Buffon dënohet nga UEFA

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 16:02 | Nga

Kartoni i kuq në përballjen me Real Madridin dhe fjalët e thëna pas ndeshjes ndaj gjyqtarit Michael Oliver do t’i kushtojnë 3 ndeshje përjashtim portierit Gianluigi Buffon.

Njoftimi ka ardhur nga UEFA, nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Në këto kushte ish-portieri i Juves do të humbasë 3 ndeshjet e para të Champions League, sezonin e ardhshëm, sigurisht nëse ai do të pranojë të firmosë për PSG, transmeton tch.

Tani mbetet një çështje mes portierit italian dhe kampionëve të Francës, që gjithashtu janë nën vëzhgim nga UEFA për shkak të Fair Play Financiar.

Mendohet se në rast se palët arrijnë një marrëveshje, Buffon do të jetë pjesë e PSG për dy sezonet e ardhshme, me një pagë prej 8 milionë euro në sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme