Buffon e ngushëllon Donnarumman

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 14:55 | Nga

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon,  e ka ngushëlluar portierin e Milanit,  Gigio Donnarumma, pas gabimeve që i bëri.

Portieri 19-vjeçar i bëri dy gabime në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit në humbjen 4-0.

Nga njëri gabim përfitoi Douglas Costa, ndërsa nga tjetri Medhi Benatia.

I riu dukej i shkatërruar kur largohej nga fusha në fund të ndeshjes, ndërsa CalcioNeës24 raporton se me çfarë fjalësh e ngushëlloi Buffon.

Buffon thuhet se i ka kujtuar Donnarummas:”Ende i ke 20 vjet para vetës”, duke i thënë atij që të mos i mbajë mendtë të gabimet.

Veterani pritet të dalë në pension në fund të sezonit dhe Donnarumma shihet si trashëgimtar i tij te ekipin kombëtar.

Donnarumma mund të shitet në fund të sezonit. 

Të ngjashme