Buffon i gatshëm të vazhdoj edhe një stinor

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Portieri italian Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të mbyllë karrierën e tij të lavdishme në fund të këtij stinori, bën të ditur “Gazzetta dello Sport” të dielën.

Buffon 41-vjeçar ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në fund të muajit të ardhshëm, por ka marrë oferta nga disa skuadra tjera evropiane dhe po mendon të zgjasë karrierën edhe për një vit, transmeton Koha Ditore.

Trajneri i Parisit, Thomas Tuchel nuk është shumë i interesuar të vazhdojë të bëjë rotacion mes Buffonit dhe francezit Alphonse Areolas. “Nuk mund të ndërrosh portierët çdo dy-tri ndeshje.

Deri më tash ka qenë e mundur pasi Buffon dhe Areola janë të jashtëzakonshëm, por roli i portierit është i veçantë dhe kërkon besim”, ka thënë Tuchel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme