Buffon ka vendosur se çfarë do të bëjë pasi t’i skadojë kontrata këtë edicion

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 14:02 | Nga

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka vendosur se çfarëdo të bëjë pas këtij sezoni, por insiston se do ta zbulojë atë, siç thotë ai, vetëm kur të vijë koha.

Portieri italian do të mbetet pa kontratë me Juventusin në fund të këtij sezoni dhe fillimisht kishte planifikuar t’i varte dorezat, transmeton Express.

Ka pasur thashetheme në javët e fundit se ai do të vazhdojë të luajë dhe edhe pse vendimin thotë ta ketë marrë, nuk do ta bëjë publik ende.

“E vetmja gjë që duhet ta bëj tani është të përqendrohem në përfundimin e sezonit”, ka thënë Buffon për Tiki Taka.

“Ajo çfarë mund t’ju them është se jam i sigurt dhe shumë i lumtur me zgjedhjen time, bashkë me klubin, por do ta bëj publik kur të vijë koha”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme