Buffon largohet nga PSG, portieri veteran përgatit sfida të tjera

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Aventura e Gigi Buffon te PSG zgjati vetëm një sezon. Klubi parizien ka përshëndetur portierin veteran, i cili nuk ka rinovuar kontratën.

Një vendim që erdhi pasi ish-kapiteni i Juves dhe Italisë takoi drejtuesit e klubit francez.

Gjithsesi, lamtumira nga Franca nuk do të thotë që Buffon tërhiqet nga futbolli. Për 41-vjeçarin kanë ardhur disa oferta nga Evropa dhe jo vetëm dhe portieri po përgatitet për sfidën e re.

Vetë Buffon ka thënë: “PSG më ofroi një rinovim kontrate që nuk e ndjeva ta firmosja sepse dua të përgatitem për sfida të reja njerëzore dhe profesionale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme