Buffon në Porto për të zëvendësuar Casillasin

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon mund të bëjë një lëvizje interesante pasi që nuk vazhdoi kontratën me PSG.

Veterani italian është duke u përmendur se mund ta zëvendësoj Casillasin te Porto, pasi spanjolli po vuan problemet shëndetësore.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Porto është duke mbajtur kontaktet me futbollistin e lirë pasi Paris Saint-Germain nuk e ka vazhduar kontratën e tij.

Ikona 41 vjeçare italiane bëri 25 paraqitje në të gjitha garat për anën franceze. 

Të ngjashme