Buffon nënshkruan me PSG-në

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 20:00 | Nga

Legjenda e “Zonjës së Vjetër” ka finalizuar kalimin në Parc des Princes pas 17 edicionesh të kaluara në Torino.

Paris Saint-Germain ka kompletuar transferimin e ish-portierit të Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon.

Gardiani 40 vjeçar u largua nga Juventus në fund të edicionit të shkuar, duke i dhënë fund qëndrimit 17-vjeçar në Torino.

“E di çfarë ëndërron PSG dhe tifozët e saj”, ka thënë Buffon në konferencën për media.

“Do të jap gjithçka nga vetja dhe përvoja për të arritur sa më shumë nga objektivat që kemi për të ardhmen”.

“Kjo është hera e parë që lë Italinë dhe vetëm një projekt ambicioz si ky mund të më bënte ta merrja këtë vendim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme