Buffon po hetohet për komentet fyese ndaj arbitrit Oliver

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 10:25 | Nga

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është futur në procedurë disiplinore nga UEFA për shkak të komenteve që i ka bërë për arbitrin Michel Oliver, pas eliminimit të ekipit të tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Buffon u përjashtua me karton të kuq për protestat, pasi arbitri dha penallti në favor të Realit në kohën shtesë, të cilën madrilenët e realizuan dhe avancuan në gjysmëfinale. Reali eliminoi Juventusin me rezultatin e përgjithshëm 4:3 pas dy ndeshjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Pas ndeshjes së dytë të zhvilluar në “Santiago Bernabeu” që u zhvillua më 11 prill, Buffon kishte deklaruar se arbitri në vend të zemrës kishte “kosh me plehra dhe është dashur ta përcjellë ndeshjen nga tribunat duke ngrënë patatina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme