Buffon me rekord personal, 300 ndeshje pa pësuar gol në të gjitha garat

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 08:16 | Nga

Gianluigi Buffon ka arritur një sukses të madh duke pësuar gol në 300 ndeshje gjatë gjithë karrierës me Juventusin.

Juventus triumfoi me rezultat të thellë 4-0 kundër Milanit në kuadër të finales së Kupës së Italisë.

Ky ishte triumfi i katërt rresht për Zonën e Vjetër, por loja gjithashtu përfaqësoi një moment historik personal për Buffonin.

 

Sipas Tuttosport,mos pranimi i ndonjë goli kundër rosonerrëve, do të thotë se Buffon nuk ka pësuar gol në 300 ndeshje në 655-të paraqitje.

Kjo do të thotë se veterani është mposhtur vetëm 54 për qind të ndeshjeve me kampionët italian në të gjitha garat.

Buffon tashmë mban disa rekorde, duke përfshirë edhe kohën më të gjatë pa pranuar gol në Serie A [974 minuta].

Italiani nuk ka pranuar gol në dhjetë ndeshje rresht në ligën elitare italiane si dhe brenda një sezoni me më së paku gola të pranuar [21 në 2011-12 dhe 2015-16].

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme