Buffon: Ronaldo meriton të krahasohet me Maradonan, Messin apo Pelen

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 09:16 | Nga

Edhe pse Cristiano Ronaldo i shënoi dy gola për t’ia prishur Gianluigi Buffonit ëndrrën e Ligës së Kampionëve, portieri italian i bëri shumë lëvdata njeriut kryesor të Real Madridit pas fitores 3-0 të “Los Blancos” të martën mbrëma.

Reali doli triumfues në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, falë dy golave të realizuara nga Ronaldo dhe një nga Marcelo, transmeton Gazeta Express.

“Ronaldo është lojtar i cili po luan në një nivel të jashtëzakonshëm”, ka thënë Buffon.

“Vlefshmëria e Ronaldos është e krahasueshme me [Diego] Maradonan, [Lionel] Messin apo Pelen. Ëndrra ime për ta fituar Ligën e Kampionëve s’është e mundur sepse më i miri ma ka ndal atë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme