Buffon: Situata e PSG-së, e përsosur për mua

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Gianluigi Buffon e ka mohuar se është i palumtur që nuk po luan gjithmonë në formacionin startues të Paris Saint-Germain.

Italiani po duhet që “ta ndajë portën” me Alphonse Areolën por thotë se kjo situatë është e përsosur për të.

“Situata më kënaq shumë sepse nuk e kam ambicien që t’i luaj 70 ndeshje për stinor, por dua që t’i luaj të duhurit dhe t’i luaj me cilësi”, ka thënë ai për Canal +.

“Mendoj që për ta krijuar një ekip të fortë, PSG-ja duhet t’i ketë dy portierë të mirë. Vetëm shikoni Real Madridin. E ardhmja e ekipeve të mëdha është e tillë: pasja e dy portierëve të nivelit të lartë, dhe ta gjejnë zgjidhjen që të dy të luajnë”.

“Nuk e di se si do të kisha reaguar në moshën 20 vjeçare por në moshën 40 vjeçare kjo është e përsosur për mua”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme