Buffon tregon se si ka vendosur të rikthehet në Juventus

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se ka kërkuar nga PSG ta lejojë të rikthehet në Juventus. Italiani tha se e ka menduar këtë gjë dhe kishte vendosur të rikthehet përsëri te “Zonja e Vjetër”. “Një natë mendova dhe vendosa të rikthehem.

Kërkova nga PSG të pranojnë ofertën sapo Juventusi me ofroi mundësinë për t’u rikthyer. Shkova në PSG, pasi dëshirova një eksperiencë të tillë”, deklaroi ai.

Ai e kishte pyetur veten: “Jam në moshën 41 vjeç, çfarë po bëj këtu vetëm në Paris kur familja ime është në Itali?” Doja të fitoja një përvojë të re dhe të dilja nga zona ime e rehatisë”, tha 41 vjeçari.

41-vjeçari gjithashtu këmbëngul se nuk po mendon tani për pension, por është i përqendruar vetëm në fitimin e trofeve me Juventus këtë sezon.

Të ngjashme