Buffoni njofton për fundin e karrierës me Juven

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 12:30 | Nga

Portieri veteran Gianluigi Buffon ka thënë se ndeshja kundër Veronës të shtunën, do të jetë e fundit me fanellën e Juventusit, duke i dhënë fund karrierës 17-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

“E shtuna do të jetë ndeshja ime e fundit me Juventusin. Mendoj se është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund kësaj aventure të mrekullueshme”, ka thënë 40-vjeçari në konferencën për media.

Buffon ende nuk ka marrë vendim nëse do të pensionohet, por ka thënë të jetë joshur nga disa oferta interesante.

“Tani e di se do të luaj të shtunën. Para pak ditësh isha i sigurt se do të pensionohesha. Tani ka disa propozime interesante”, ka thënë ai.

Buffoni e kishte në plan të pensionohej pas Kupës së Botës në Rusi, që do të ishte e gjashta për të, por Italia dështoi të kualifikohej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme