Buffoni pritet ta barazojë rekordin e Maldinit

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Heroi i Juventusit, Gianluigi Buggon, mund të ftohet për të luajtur për të 647-të herë në ndeshje të Serisë A, pasi që mediumet italianet raportojnë se Wojciech Szczesny do ta ketë të vështirë të rikuperohet në kohë për përballjen me Sampdorian.

Sky Sport Italia raporton se portieri Wojciech Sczcesny, i cili mungoi në ndeshje e fundjavës kundër Udineses shkaku i një problemi muskulor, mund të mbetet jashtë skuadrës së Juventusit edhe për ndeshjen e së mërkurës kundër Sampdorias.

I njëjti medium pretendon se Buffoni e ka të garantuar të jetë titullar në këtë ndeshje. Nëse kjo gjë ndodh, atëherë portieri veteran italian do ta shkruante historinë në Serie A.

Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Paolo Maldini, aktualisht e mban rekordin për më së shumti ndeshje të zhvilluara në ligën elitare të futbollit në Itali, me 247 ndeshje. Megjithatë, portieri 41-vjeçar është vetëm një ndeshje prapa ish-kapitenit të Milanit.

Për këtë arsye, mediumet italiane raportojnë se nesër Buffoni do ta barazojë Maldinin, para se t’ia lëshojë sërish pozitën e portierit Szczesnyt për ndeshjen e Superkupës kundër Lazios më 22 dhjetor, në Riad të Arabisë Saudite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme