Bullgari i ri transferohet te gjiganti anglez

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i U-19 të Bullgarisë, Filip Krastev do të transferohet te Manchester City nga Slavia Sofia, ka njoftuar të premten shtatë herë kampionia e Bullgarisë.

Përmes një komunikate, Slavia ka thënë se 18-vjeçari ka arritur marrëveshje me Cityn, pasi ka kaluar testet mjekësore të enjten. Krastev, që ka debutuar në kampionatin bullgar në vitin 2018, do të nënshkruajë kontratën e tij javën e ardhshme.

Krastev konsiderohet njëri prej lojtarëve më të talentuar në vendin ballkanik. Ai tashmë ka 24 ndeshje për Slavian në kampionatin bullgar, ndërsa ka shënuar një gol.

“Ne do të veprojmë si zakonisht. Fondet nga transferimi do të investohen për zhvillimin e talenteve të reja. Ne po ashtu do të fokusohemi në përmirësimin e bazës stërvitore”, ka thënë presidenti i Slavias, Ventseslav Stefanov.

Të ngjashme