Bunjaki: Ishte loja jonë më e mirë si skuadër

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 16:35 | Nga

Albert Bunjaki është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës përfaqësuese të Kosovës pas humbjes minimale me rezultat 1:0 ndaj Kroacisë në Zagreb.

Selektori i Kosovës ka thënë pas ndeshjes se pavarësisht humbjes ndeshja kundër Kroacisë ishte më e mira që e ka zhvilluar Kosova si kolektiv, deri më tani në kualifikueset për Kampionatin Botëror.

“Ishte loja më e mirë e jona në aspektin kolektiv. Pakujdesi treguam te rasti i golit, por si performancë totale është e nivelit të lartë. Kosova ka ngritje, absolutisht; edhe pse realisht janë dhjetë futbollistë të rinj që kanë ardhur. Por, realiteti është se Kosova ka ngritje”, ka thënë Bunjaki.

Bunjaki ka deklaruar se futbollistët zhvilluan ndeshje taktikisht.

“Do të mundohemi ta bëjmë një performancë më të mirë edhe në lojën tjetër, mirëpo jam i kënaqur me lojën disiplinore dhe taktike”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme