Bunjaki reagon ndaj deklaratave të Behramit: Ai kishte më shumë se një ofertë, i ofruam gjithçka

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-selektori i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, ka reaguar pas deklaratave të Valon Behramit.

Ditë më parë, Valon Behrami tha se nuk kishte ardhur për të mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Kosovës sepse askush nuk i kishte ofruar një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Deklarata bëri bujë ne mediat kosovare, por tani, ish-selektori kosovar, Albert Bunjaki, tregon të kundërtën.

Bunjaki duke folur për FFK-në ka deklaruar se ata i kishin ofruar madje edhe shiritin e kapitenit.

“Jam takuar me Valonin dia herë, në Angli dhe Zvicër” tha ai.

“Valoni kishte më shumë se një ftesë nga ne, ne i ofruam shiritin e kapitenit sepse konsideronim ardhjen e tij si të rëndësishme edhe për lojtarët e tjerë”, përfundoi Albert Bunjaki.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme