Bunjaki: Do ta sulmojmë edhe Turqinë

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 10:00 | Nga

Albert Bunjaki s’di të luajë me “autobus para golit”. Ai premton të sulmojë edhe Turqinë
Albert Bunjaki e di që mënyra se si luan përfaqësuesja e Kosovës bart rrezik të madh mbi vete. Por, ai beson se në një të ardhme të afërt do të ketë sukseset e veta ky stil i lojës.

“Mënyra se si luajmë duhet mësuar gradualisht, ka rrezik më të madh, por për zhvillimin tonë është pozitiv”, ka deklaruar Bunjaki për Koha Ditore.

Ai thotë se edhe ndaj Turqisë do të luajë njëjtë siç luajti kundër Finlandës, Kroacisë e Ukrainës – lojë ofensive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme