Bunjaku: Arsyeja pse humbëm nga Turqia

Prishtinë | 12 Nën 2016 | 21:49 | Nga

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka thënë se nëse ekipi i tij do të mbahej edhe 15 minuta më shumë në pjesën e dytë, loja do të ishte më ndryshe.

“30 minutat e parë ishin të rëndësishëm. E dinim se do të kishim shanse, në aspekte taktike ka qenë ndeshja jonë më e mirë”, deklaroi Bunjaku.

“Pas dy golave ka qenë e vështirë në aspekte psikologjike, po të mbaheshim edhe 15 minuta do të ishte më ndryshe. Prej lojës në lojë po tregojmë pjekuri, kemi organizim, lojtarët po marrim përvojë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme