Bunjaku: Çekia më e mirë se Kosova, pavarësisht humbjes

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e kanë mposhtur Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndeshja në fjalë ishte një matës i mirë për zhvillimin e Përfaqësueses së Kosovës sipas ish-trajnerit Albert Bunjaki.

“Kjo ndeshje ishte një matës i mirë i zhvillimit të Kosovës”, tha Bunjaki në “Arena Sportive”.

“Vedat Muriqi është një lojtar fenomenal, ai do të bëhet njëri prej sulmuesve më të mirë shqiptar”, vlerësoi Bunjaki.

“Por mos të harrojmë të përmendim edhe Zenelin, Rashicën, Rrahmanin dhe Celinën. Konkurrenca është shtuar në skuadër, por ka ende vend për konkurrencë. Lojtarët dje kanë kaluar kapacitetin e tyre”, shtoi ai.

“Pavarësisht fitores e them se Çekia është skuadër më e mirë se Kosova, kjo u pa në 20 minutat e parë”, përfundoi Bunjaki.

Të ngjashme