Bunjaku: Deri më tani kemi ftuar 300 futbollistë

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 19:50 | Nga

Në prag të ndeshjes me Islandën që luhet më 24 mars në Shkodër, përzgjedhësi Albert Bunjaku ka zbuluar se sa futbollistë i kishte ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës që nga viti 2009 kur kishin filluar grumbullimet e para.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka folur në prag të sfidës që do ta luajmë përball Islandës, ku ka theksuar që Përfaqësuesja është në duke u zhvilluar si skuadër.

Tutje, Bunjaku gjithashtu theksoi se Kosova mund të përparoj ende teksa, bëri të ditur edhe numrin e futbollistëve të ftuar në Përfaqësuese që nga viti 2009.

“Prej lojës në lojë, Kosova është duke u zhvilluar. Aktualisht jemi në një periudhë ku ne ende mund të përparojmë”, është shprehur fillimisht Bunjaku.

“Kemi pasur shumë ndryshime, pasi nga viti 2009 e deri më 2016, të ftuar në Përfaqësuese kanë qenë 300 futbollistë”, përfundoi trajneri i Kosovës.

Bunjaku gjithashtu shtoi se Kosova është e hapur për lojtarët në zhvillim dhe për ata që rrisin konkurrencën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme