Bunjaku optimist për fitore ndaj Finlandës

Prishtinë | 04 Sht 2016 | 10:45 | Nga

Njëri nga sulmuesit kryesor të Kosovës, është Albert Bunjaku.

Gjilanasi që aktivizohet në kampionatin zviceran me ST Galleninm, ka qenë historik për Kosovën pasi ka shënuar golin e parë pas pranimit me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

Gjithashtu Bunjaku ka realizuar edhe ndaj Turqisë dhe Senegalit në ndeshjet miqësore të Kosovës.

Ai ka deklaruar se ndeshja ndaj Finlandës nuk do të jetë aspak e lehtë, mirëpo të gjithë lojtarët besojnë në fitore.

“Ballafaqimi nuk do të jetë aspak i lehtë, por ne e dëshirojmë këtë fitore dhe unë me shokë do të japim maksimumin që të arrijmë këtë dhe t’i gëzojmë adhuruesit anë e mbanë. Kemi ekipin e mirë dhe secili mendon veç në fitore”, deklaroi Bunjaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme