Burnley Liverpool 1-3, Shaqiri shkëlqen dhe shënon gol (Video)

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 23:32 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli e mposhti Burnleyn në udhëtim me rezultat 3-1

Liverpooli regjistroi një fitore të madhe në udhëtim te Burnley dhe mban hapin me Manchester Cityn për vendin e parë.

‘Të Kuqtë’ triumfuan me rezultat 3-1 ndaj Burnleyt në udhëtim me golat të shënuar në këtë takim nga Milner, Firmino dhe Shaqiri – për vendasit shënoi Cork.

Xherdan Shaqiri në këtë takim ishte i plotë për Liverpoolin dhe arriti të shënoi gol në minutat e fundit të ndeshjes pas një bashkëveprimi të bukur me Mo Salah.

Mesfushori me prejardhje nga Zhegra pati një paraqitje të mirë në këtë takim dhe u vlerësua me notën 7.4 nga ‘Whoscored’, derisa lojtar i ndeshjes u zgjodh Virgil van Dijk që u notua me 8.8.

Të ngjashme