Bushi: Lojtarët që ishin në “Euro 2016” do të jenë edhe për eliminatore

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 21:24 | Nga

Largimi i futbollistëve me origjinë kosovare nga Kombëtarja shqiptare duket se do të ndalet te Valdet Rama. Menaxheri i përfaqësueses “Kuqezi” Alban Bushi pohon se grupi i futbollistëve që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016 do të jetë i gatshëm edhe për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

“Jemi në kontakt me ta, i kemi derguar ftesa për grumbullim. Edhe ata”, thotë Bushi.

Nga të gjithë emrat e larguar deri tani, Bushi veçon Valdet Ramën dhe Alban Mehën si dy lojtarë që kanë kontribuar për ngjyrat “Kuqezi”, por shton se vendimi i tyre duhet respektuar.

“Të dy kanë kontribuar, por ne kemi krijuar një grup prej 40-50 lojtarësh dhe mungesa e tyre nuk do të ndihet aspak në Kombetare. Rashica dhe Shala janë lojtarë të mirë me perspektive. Por duhet respektuar vendimi i tyre dhe të na bëhet qejfi se edhe Kosova është pjesë e kombit tonë”, shton ai.

Në miqësoren e fundit të gushtit kundër Marokut, trajneri De Biazi pritet të rikthejë në skuadër Jahmir Hykën dhe Rei Manajn. Ndërkohë ende nuk dihet nëse lojtari i Shalkes Dionis Avdiaj do të jetë kontingjent “Kuqezi” që në këtë ndeshje apo do të grumbullohet më vonë nga tekniku italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme