Bushi shpall listën për ndeshjen me Kosovën, mungon Selmani

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Alban Bushi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin eliminator ndaj Kosovës që do të zhvillohet në datën 15 tetor.

Janë 24 lojtarët që janë thirrur nga Bushi për këtë sfidë ku nuk mungojnë es emrat e spikatur si Armando Broja i Chelsea-t , Emiljano Bullari i Olympiacos, Giacomo Vrioni që aktivizohet në Serinë B italiane te Citadella, apo Esat Mala i Partizanit, Sherif Kallaku i Teutës, Julian Shehu i Laçit e Arbnor Muçolli që luan në Danimarkë me Veljen.

Dy emrat e rinj të thirrur nga Bushi janë Enis Çokaj dhe Qardaku që po bën shumë mirë me Bylisin. Ndërkaq, nga kjo listë mungon ish-portieri i Laçit, Gentjan Selmani, por edhe mesfushori i Twentes, Lindon Selahi, të cilët me shumë gjasa do të grumbullohen nga Edy Reja në kombëtaren A për dy ndeshjet e radhës ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Shqipëria U-21 ka grumbulluar vetëm 2 pikë në 4 ndeshje në grupin 3, 4 më pak se Kosova që ka 6 pikë dhe ka zhvilluar edhe një ndeshje më pak./supersport.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme