Busquets dhe Pique do të jenë bashkëlojtarë edhe pas largimit nga Barça

Prishtinë | 16 Gus 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Sergio Busquets dhe Gerard Pique po shkojnë drejt fundit të eksperiencës në Barcelonë.

Mesfushori dhe mbrojtësi pritet të largohen nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.

Por, dy përfaqësuesit spanjollë pritet të jenë prapë bashkëlojtarë, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, trajneri Xavi Hernandez po mendon ta rinojë ekipin dhe më nuk do të ketë vend në ekipin e tij për dy veteranët e futbollit.

Sipas mediave spanjolle, Busquets dhe Pique do ta vazhdojnë karrierën përtej Atlantikut.

Më saktësisht, ata në verën e vitit 2023 pritet t’i bashkohen Inter Miamit, i cili është në pronësi të legjendës angleze, David Beckham.

Pique me këtë rast do të jetë më afër dy djemve të tij, Sasha dhe Milan, të cilët shumë shpejt do të shpërngulen për në SHBA së bashku me nënën e tyre, Shakira, e cila i dha fund lidhjes me futbollistin katalunas.

E ndërkohë, Pique do të luajë në MLS së bashku me Busquetsin në vitet e fundit të karrierës. 

Të ngjashme