Busquets i kthehet Barçës në ndeshjen kundër Romës

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 19:50 | Nga

Mesfushori spanjoll është rikuperuar nga lëndimi.

Sergio Busquets pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e së mërkurës që Barcelona e luan ndaj Romës në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi i Spanjës ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë në fitoren ndaj Chelseat në Camp Nou me rezultat 3:0 dhe ka munguar për tri javë shkaku i këtij lëndimi.

Busquets nuk ka luajtur as në miqësoret e Spanjës ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës, si dhe në barazimin 2:2 të Barçës ndaj Sevillas.

Diario Sport shkruan se Busquets është stërvitur rregullisht me skuadrën gjatë të hënës dhe se do të ftohet nga trajneri Ernesto Valverde për sfidën ndaj Romës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme