Busquets: “Shpresoj t’i japim fund ecurisë negative kundër Realit”

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid vs Barcelona do të jetë sfidë tejet interesante që do të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00.

Hera e fundit kur Barcelona e ka mundur është marsi i vitit 2019, kur fitonte 1-0 në Santiago Bernabeu.

Në të gjitha takimet e fundit, në pesë me radhë, Reali i ka fituar katër, derisa njëherë kanë përfunduar barazim.

Sergio Busquets ndjen se Barça me Xavin është më ndryshe dhe ka shanse për të fituar.

“Shpresojmë se mund ta thyejmë atë seri (pesë ndeshje pa fitore). Ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë, të krijojmë dhe të shënojmë gola. Ne e dimë se detajet janë thelbësore në një El Clasico”.

“Jemi fizikisht më mirë se El Clasico e parë. Ka lojtarë që sapo e kanë kaluar Covid-in. Por ky nuk është justifikim. Duhet të shohim se mund ta mundim Madridin duke bërë stilin tonë të lojës”.

“17 pikë diferencë në Ligë? Dallimi në ligë është se është një kompeticion tjetër. Unë mendoj se ne kemi opsionet tona. Do të bëjmë lojën tonë”.

“Në një El Clasico nuk ka favorit pa marrë parasysh se si është njëra apo tjetra skuadër, por duhet ta dimë se Real Madridi ka një skuadër të mirë dhe në çdo sulm kanë shansin që të të bëjnë gol dhe për këtë duhet të kemi shumë kujdes”.

Të ngjashme