Buvaç, pasues i Wengerit

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 13:33 | Nga

Zhelko Buvaç raportohet se është larguar nga pozita e asistentit të trajnerit te Liverpooli, në mënyrë që të kalojë tek Arsenali gjatë verës.

56-vjeçari i dha fund bashkëpunimit të gjatë me Jurgen Kloppin të hënën kur njoftoi se po largohet nga Anfieldi.

Liverpooli nuk i shpjegoi arsyet për largimin e Buvaçit, që ka punuar bashkë me Kloppin që nga viti 2001, duke thënë se ka ndodhur për shkaqe personale.

Në një raportim të ri, sipas mediumit boshnjak, “Pravda BL”, ai tashmë është pajtuar që të zëvendësojë Arsene Wengerin në Emirates.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme