Bylbyl Sokoli prezantohet te Gjilani

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli sot është prezantuar te Gjilani të cilën do ta udhëheq në pjesën e mbetur të kampionatit, shkruan “Zewri.info”.

Sokoli zëvendëson trajnerin Gentjan Mezanin i cili u larguar para dy jave për shkak të rezultateve të dobëta.

Lajmin e ka bërë publike SC Gjilani përmes një njoftimi në “Facebook”.

Njoftimi i Gjilanit

KOMUNIKATË ZYRTARE:

MIRËSEVJEN ‘PROFA’!

Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli për të marrë drejtimin e skuadrës.

Debutimin për këtë edicion ai do ta bëjë në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut.

Kjo do jetë kontrata e dytë e punës e Sport Club “Gjilani” dhe trajnerit Sokoli, i cili kisht drejtuar skuadrën dhe katër edicion më parë.

Profesor Sokolit i urojmë mirësardhje dhe shumë sukses drejt realizimit të objektivave që ka vendosur klubi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme