Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve ka bërë të ditur emrat e personave zyrtarë për ndeshjet e para të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit do ta drejtojë Visar Kastrati.

Ai do të jetë i shoqëruar nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë Bardh Ajeti do të jetë gjyqtarë i katërt.

Genc Nuzës i është besuar ‘bilbili’ kryesor për ta gjykuar ndeshjen tjetër të gjysmëfinales ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.

Ani pse Nuza vjen pikërisht nga kryeqyteti, atij i është besuar kjo detyrë, ndërkohë që do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Gjyqtari Mervan Bejtullahu nga Gjilani do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Të ngjashme