Caktohen gjyqtarët për ndeshjen Spanjë – Kosovë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

FIFA i ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Spanjë – Kosovë.

Danezi Jakob Kehlet do të jetë referi kryesor i ndeshjes që do të luhet në Sevilla, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Heine Sorensen dhe Lars Hummelsgaard.

E gjyqtari i katërt që do t’i kompletojë referët danezë do të jetë Jens Maae.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës të mërkurën mbrëma dhe është e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Kosova vjen nga fitorja ndaj Lituanisë në miqësore dhe humbja nga Suedia.

Kurse, Spanja ka barazuar me Greqinë dhe e ka mposhtur në Grupin B.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme