Caktohet dita dhe ora e El Clasicos së parë këtë sezon

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

El Clasico i parë këtë sezon në La Liga do të luhet në Kamp Nou të shtunën më 24 tetor. Kjo do të jetë hera e parë kur do të takohen Zinedine Zidane dhe Ronald Koeman si trajner, pasi holandezi u emërua trajner i Barcelonës në verë në vend të Quique Setien.

Edhe 11 ditë deri në El Clasicon e parë këtë sezon.

Vitin e kaluar ndeshja e parë në mes Barcelonës dhe Real Madridit u mbyll pa gola, me gjigantin katalonas që udhëhiqej nga Ernesto Valverde në atë kohë.

Reali dhe Barça nuk janë takuar që nga 1 marsi, kur skuadra e Zinedine Zidane fitoi 2:0 në Santiago Bernabeu, falë golave nga Vinicius Junior dhe Mariano Diaz.

Para El Clasicos, Real Madridi do të luajë kundër Cadiz në këtë të shtune dhe kundër Shakhtar Donetsk në kuadër të Ligës së Kampioneve të mërkurën më 21 tetor.

Ndërsa Barça do të ndeshet me Getafen të shtunën ndërsa në kuadër të Ligës së Kampionëve do të ndeshet kundër Ferencvaros të martën më 20 tetor.

Barcelonës pritet t’i rikthehet portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen, ndërsa Reali shpreson që të ketë ne gjendje Eden Hazard qoftë edhe nga banka rezerve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme