Caktohet termini i ri për ndeshjen Maqedoni V. – Kosovë

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e plejofit për Evropianin e futbollit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 4 qershor në Shkup.

Këtë e ka bërë të ditur të premten faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke u thirrur në një vendim të UEFA-s.

Kjo ndeshje është dashur të luhet më 26 mars, por është shtyrë për shkak të koronavirusit. Në fakt UEFA ka shtyrë edhe Evropianin për vitin 2021, ndërsa aktualisht të gjitha ndeshjet evropiane janë të pezulluara për shkak të pandemisë.

Kosova është dy ndeshje larg Evropianit. Nëse fiton ndaj Maqedonisë Veriore, më 4 qershor në Shkup, atëherë më 9 qershor do të luajë në finale të plejofit, ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë. Gjeorgjia apo Bjellorusia do të jenë vendase në ndeshjen finale.

Të ngjashme