Calderoni trondit Milanin, Lecce fiton një pikë në “San Siro”

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Milanit kanë barazuar mbrëmë si vendas përballë skuadrës Lecce me rezultat 2:2.

Golin e parë për vendasit e shënoi Calhanoglu në minutën e 20-të, derisa shifrat i barazoi në 1:1 Babacar në minutën e 62-të.

Vendasit erdhën serish në epërsi me golin e Piatek, nëntë minuta para përfundimit të takimit.

Kur pritej që ndeshja të përfundojë me fitoren e “Rosonerëve”, Calderon shënoi golin e barazimit në minutën e dytë të kohës shtesë, shkruan Top Channel. Milan aktualisht renditet në pozitën e 12-të në tabelë me dhjetë pikë, po aq sa kanë edhe Torino dhe Udinese dy pozita më lartë, por me gol-diferencë më të mirë.

Ndërsa për Lecce ky ishte barazimi i parë në këtë sezon dhe skuadra tash renditet në pozitën e 15-të në tabelë me gjithsej shtatë pikë.

Në tabelën e Serie A, pas tetë xhirosh, kryeson Juventus me 22 pikë, derisa Inter është i dyti me 21 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme