Calhanoglu ngatërrohet dhe rasti bëhet viral, ndjek vëllanë binjak të D’Ambrosios në rrjetet sociale

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Hakan Calhanoglu ka bërë një ngatërrim në rrjetet sociale, pasi në vend se të ndjek bashkëlojtarin e tij të ri te Interi, Danilo D’Ambrosio, ka ndjekur vëllain e tij, Darion.

Calhanoglu ka befasuar të gjithë para disa ditësh kur vendosi të transferohet si lojtar i lirë nga Milani te rivalët e tyre të mëdhenj të qytetit, Interi.

Ylli turk ka filluar tashmë stërvitjet para-sezonale me Interin dhe ka filluar të njoftohet me ambientin dhe bashkëlojtarët.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë për mesfushorin kreativ, pasi ai ka bërë një ‘gafë’ tashmë.

E gjitha ka ndodhur në rrjetet sociale, kur Calhanoglu në tentim për të ndjekur shokun e tij Danilo D’Ambrosio, e ka ndjekur vëllanë e tij binjak, Dario D’Ambrosion.

Ky moment është shpërndarë nga Dario në rrjetet sociale dhe tashmë është bërë viral duke krijuar edhe shumë të qeshura.

Postimi i Darios

“Sipas meje Hakan Calhanoglu është ngatërruar. Ka dashur ta ndjek Danilon. Pa merak Hakan, nuk je i pari”, ka shkruar Dario në profilin e tij.

Megjithatë, vlen të theksohet se Danilo dhe Dario ngjajnë jashtëzakonisht shumë dhe ngatërrimi i tyre ndodh shpesh në Itali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme