Camavinga larg duarve të Realit

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i Rennes, Florian Maurice, ka thënë që ata do ta refuzojnë ndonjë ofertë që vjen për Eduardo Camavinga.

17 vjeçi është cak i Real Madridit, mirëpo Maurice ka thënë për RMC Sport: “Për mua është e qartë, ky lojtar duhet që të jetë pjesë e projektit për sezonin që po vjen. Duam që të vazhdojmë me këtë lojtar”.

Ai madje ka shtuar se edhe nëse Reali i ofron 80 milionë euro për futbollistin e tyre, “nuk vjen në shprehje shitja e tij”.

Të ngjashme