Camavinga shënjestër e Realit

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i talentuar i Rennesit, Eduardo Camavinga është shënjestër kryesore e Real Madridit, raporton gazeta “Marca”, transmeton Koha.net.

Camavinga i ka bindur krerët e klubit madrilen me paraqitje impresive në Ligue 1 këtë stinor.

Reali po përgatit ofertë të madhe për reprezentuesin e U-21 të Francës. Real Madridi pritet të ofrojë rreth 50 milionë euro për futbollistin e ri.

Në rast se Reali e transferon Camavingan, atëherë do të heq dorë nga transferimi i Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.

Camavinga këtë stinor i ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa e ka shënuar një gol dhe i ka asistuar dy tjerë. Kontrata e tij me Rennesin skadon në verën e vitit 2022.

Të ngjashme