Cana ia rekomandon Marseilles reprezentuesin e Kosovës, Valon Berisha

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ia ka rekomanduar klubit të elitës së futbollit të Francës, Olympique Marseille reprezentuesin e Kosovës, Valon Berisha.

Cana në një intervistë për faqen zyrtare të Marseilles ka thënë se Berisha është i përshtatshëm për Marseillen.

Cana 36-vjeçar gjatë karrierës ka luajtur katër vjet për klubin e njohur francez dhe ka qenë kapiten i këtij klubi.

“Ne kemi shumë lojtarë të mirë të rinj nga Shqipëria e Kosova. Aty është Valon Berisha që po ashtu ka luajtur kundër Marseilles në Ligën e Evropës dhe është lojtar i madh. Ai mund të jetë shumë i mirë për Marseillen, pasi mund të luajë në disa pozita, në qendër, prapa sulmuesit, apo në rol më të avancuar si mesfushor ofensiv në formacion 4-1-4-1. Është lojtar që mund të luajë në disa pozita, është dinamik, dhe teknikisht shumë i mirë. Është një lojtar fitues me mentalitet shumë të mirë”, ka thënë Cana.

Valon Berisha 27-vjeçar është në kontratë me Lazion. Në janar ai u huazua te klubi i Bundesligës gjermane Fortuna Duesseldorf.

Berisha ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme