Cana: Ronaldinho më ngatërronte emrin

Tiranë | 02 Jan 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Emrat shqiptar janë shumë të vështirë për tu shqiptuar nga të huajt dhe këtë problem e ka hasur edhe Lorik Cana.

Gjatë karrierës së gjatë të tij, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka qenë shok skuadre edhe me një magjistar të topit, Ronaldinhon. Por si ishte kontakti i parë me brazilianin?

Cana tregoi se Ronaldinho i ngatërronte emrin, ku e thirrte, Sedrik.

“Unë në moshën 18 vjeçare jam stërvitur me skuadrën e parë të Parisit. Atë kohë, Parisi kishte yje botërore, dhe një ndër këto yje kryesor ishte Ronaldinho. Patjetër që të luash me një skuadër me një futbollist të Brazilit, ku kishte fituar dhe Botërorin në Japoni dhe Kore ishte ëndërr. Madje në takimin e parë, ku i tregova dhe emrin, se mbante mend. Më thirrte, Sedrik. Por pastaj vazhdova, dhe kur arrita t’i fitoj dhe besimin atyre, ishte kur ai ishte i aftë të ma thoshte dhe emrin tim.”– tregon Cana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme