Cana, Ujkani, Hysaj e Ajeti: Pusho në paqe Astori

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 14:12 | Nga

Kapiteni i Fiorentinas, Davide Astori ka vdekur sot në Udinese në moshën 31 vjeçare.

Kapiteni legjendar, Lorik Cana, bashkë me disa lojtarë të Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e italianit, Davide Astori.

Të katër futbollistë janë shprehur të mërzitur me vdekjen e hershme të kapitenit të Fiorentinas.

“Pushon në paqe Davide Astori”, shkruan kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.

“Pa fjalë”, shkruan Hysaj në postimin e tij në Instagram.

“Ngushëllime për familjen dhe shokët. Pusho në paqe Davide Astori“, shkruan Arlind Ajeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme