Cana: Unë dhe Gani Sejdiu nuk e dham provimin

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 11:31 | Nga

Agim Cana po thotë se së bashku me Gani Sejdiun nuk e kanë dhënë provimin.

Presidenti i Vëllaznimit të Gjakovës, Agim Cana, ka qenë prezent në emisionin sportiv të Klan Kosovës, ku ka folur për trajnerin Gani Sejdiu.

Ai foli për rënien e Vëllaznimit por ka disa fjalë të mira për trajnerin Gani Sejdiu.

“E falënderoj publikisht Gani Sejdiun. Ai vendosi që ta sakrifikojë karrierën për ta ndihmuar Vëllaznimin për mbetje në Superligë”.

“Ai është njeri i mrekullueshëm dhe trajner me bagazh të madh në futbollin kosovar, por mund t’ju them se ai e as unë nuk arritëm ta kalojmë provimin”, tha Cana.

Vëllaznimi humbi në ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt pas penalltive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme