Cancelo mund të largohet nga Manchester City

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Joao Cancelo, mund të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi portugez, erdhi gjatë verës dhe transferimi i tij bërë bujë të madhe, por që nuk gjeti hapësirë në skuadrën e Pep Guardiolës.

Cancelo nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur deri me tani dhe kërkon që të largohet për të gjetur një skuadër ku mund të luajë më shumë, transmeton KTV.

Raportohet se Bayern Munihu dhe Valencia kanë shprehur interesim për Cancelon, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.

Ditë ma parë, Pep Guadiola deklaroi se dëshiron lojtari të mos largohet nga skuadra.

25 vjeçari që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, është paraqitur në vetëm 6 ndeshje të Premier Leagues.

Të ngjashme