Cannavaro ëndërron postin e trajnerit të Realit

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 13:15 | Nga

Fabio Cannavaro ka pranuar se nuk do të lëshonte rastin për t’u bërë kryetrajner i Real Madridit ose Italisë.

Ish-mbrojtësi italian i ndihmoi Tianjin Quanjian për të fituar ligën kineze vetëm pak muaj pas emërimit të tij si trajner i këtij ekipi.

“Ëndrra ime është që të jem trajner i Real Madridit”, ka thënë Cannavaro, i cili me Realin fitoi dy tituj të La Ligas. “Edhe kombëtaren italiane. Nëse nuk keni këso qëllime, është mirë që të mos filloni punën si trajner”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme