Capello: Do të shkëmbeja Paulo Dybalan me Harry Kanen

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, Fabio Capello ka thënë se ai do e shkëmbente Paulo Dybalan me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Italiani kishte kaluar tri vite te Zonja e Vjetër në mes të 2004-2007, mirëpo nuk kishte suksese si te Milani dhe Roma.

Ish-trajneri i Biankonerëve është i bindur se Dybala do të rikthehet në formën e tij më të mirë, pasi duket se COVID-19 i ka lënë atij pasoja.

“COVID-19 është një arsye, veçanërisht për një lojtar si Dybala, i cili ka nevojë të driblojë një njeri”, ka thënë Capello për La Gazzetta dello Sport.

“Përshtypja është se ai është pak i papërfunduar. Ai spërthen, por lë dyshime. Ai sigurisht që ka cilësi superiore; ai me të vërtetë ka gjithçka që ju nevojitet”.

“Ai ka nevojë për kushtet fizike që të kthehet në gjendjen e tij më të mirë. Paulo duhet të jetë 100 për qind i gatshëm, sepse nëse je mirë fizikisht, koka të çon të përballesh me kundërshtarët, shokët e skuadrës, trajnerin dhe madje edhe klubin”.

“Dybala mund të bëjë gjithçka në fushë nëse është mirë, madje edhe duke luajtur në një treshe me [Alvaro] Moratan dhe [Cristiano] Ronaldon”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme