Capello: Interi është ende në garë për titullin e Serisë A

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Trajneri italian Fabio Capello beson se Interi ende nuk duhet të dorëzohet në garën për titullin e Serisë A, ku për momentin favoritë janë Juventusi dhe Lazio, duke thënë se gara është e hapur dhe rinisja e sezonit do të jetë pothuajse si sezon i ri.

Serie A kthehet sot me ndeshjet mes Torinos dhe Parmas dhe Cagliarit e Veronës, pastaj të dielën me ndeshjet mes Atalantas dhe Sassuolos dhe Interit e Sampdorias

Arnold: Dua ta frymëzoj një gjeneratë

Juventusi rrezikon ta humbë dominimin që e ka pasur që tetë vjet si kampion i Italisë, përkundër që e mban kreun e tabelës aktualisht, me një pikë më shumë sesa Lazio. Por, Capello beson se as Interi nuk duhet të dorëzohet ende.

“Gjithçka është e hapur, përfshirë garën për titullin e kampionit. Kështu që është sikur të ketë filluar një sezon i ri. Ky është një paradoks që mund të sjellë rezultate me të vërtetë befasuese”, ka thënë Capello.

“Nëse Interi e mposht Sampdorian, atëherë ata e kanë një ecuri të ndeshjeve më pak konkurruese në krahasim me klubet e tjera, kështu që ndonjë ecuri e fitoreve mund ta rindezë shpirtin e djemve të Antonio Contes që e kishin në fillim të këtij sezoni”.

“Por, do të ishte një problem serioz për Juventusin nëse lojtarët e humbin vetëbesimin për shkak të disfatës në finale të Kupës së Italisë. Fuqia e tyre ka qenë që ata nuk ndalen kurrë, kështu që besoj se Juventusi do të vazhdojë të jetë protagonistë”. 

Të ngjashme