Capello nervozohet me Hondën pas humbjes tronditëse: Do t’a kisha kapur për fyti

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 13:49 | Nga

Japonia ka bërë një ndeshje të madhe, por është dorëzuar në minutën e fundit dhe në mënyrën më të keqe.

Ka qenë një kundërsulm i nisur nga një goditje nga këndi në fundin e takimit, kur ndeshja dukej se do të shkonte me shtesë.

Një gabim i pafalshëm për aziatikët, që kanë bërë… “harakiri”, duke parë se mjaftonte të kishin mbajtur topin dhe sfida do të kishte shkuar në shtesë, transmeton Albeu.

Zgjedhja e japonezëve në aksionin e fundit të ndeshjes nuk është pëlqyer shumë nga Fabio Capello, i cili tregon se çfarë duhet bërë në situata të tilla.

“Japonia ka bërë diçka që nuk ka kuptim. Unë do t’i kisha vënë duart në fyt Hondës. Në një situatë të tillë duhet të mbash topin afër këndores dhe të shkosh në shtesë. Nuk mund të ekzekutohet kurrë një goditje nga këndi në atë situatë”, thotë tekniku italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme