Capello propozon kampe stërvitore si në Kupën e Botës

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Fabio Capello ka propozuar një kamp stërvitor 40 ditorë të stilit të Kupës së Botës për të gjitha klubet e Serie A së Italisë, për të mbaruar edicionin në futbollin italian.

Skuadrat kanë nisur të kthehen në stërvitje këtë javë, ndonëse duhet mbajtur distanca sociale e po ashtu do të vazhdohet me testime intensive.

Numri i të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus kanë nisur të ulen në Itali dhe të hënën vendi kaloi në Fazën e Dytë të zbutjes së masave kufizuese. Mirëpo, nuk është e qartë se si dhe nëse do të vazhdohet stinori në Serie A.

Kryebashkiakët e Barit, Napolit dhe Palermos kanë ofruar shërbimet e tyre, duke ofruar stadiumet dhe hotelet lokale për të mirëpritur klubet.

“Duhet të mendojmë sikur është Kupa e Botës, të mbajmë skuadrat e izoluara për 40 ditë për të kompletuar stinorin”, ka thënë ish-seleksionuesi i Anglisë, Capello për “Radio 1”. “Unë personalisht do të isha për katër apo pesë zëvendësime, veçanërisht nëse do të ketë ndeshje çdo tri ditë, por po dëgjoj se ky opsion është refuzuar”.

Pasi që ndeshjet do të luhen pa shikues, avantazhi i nikoqirit do të anulohet, kështu që zhvillimi i ndeshjeve në fusha neutrale nuk do të shkaktojë aq dëm.

Të ngjashme