Capello: Reali i frikësohet Juventusit

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 21:24 | Nga

Ish-trajneri i Realit të Madridit i cili po ashtu ka drejtuar edhe klubin italian të Juventusit, Fabio Capello, beson se spanjollët kanë frikë nga skuadra italiane.

Dy gjigantët e kontinentit do të ndeshen në finalen e Champions League, më 3 qershor në Cardiff për trofeun më të lakmueshëm për klube në Evropë.

“Drejtuesit e Realit kanë frikë nga Juve. Kjo sepse mbrojtja e Allegrit nuk pëson gola. Është finale e baraspeshuar, por besoj se Reali do të ketë përparësi në sulm falë disa lojtarëve”, u shpreh Capello.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme