Capello zbulon se cili ishte futbollisti më i mirë që e ka stërvitur ai

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Fabio Capello i ka stërvitur shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror, prandaj e ka të vështirë ta zgjedhë cili ka qenë më i miri prej tyre. Ai nuk mund të zgjedhë mes brazilianit Ronaldo dhe legjendës holandeze Marco Van Basten.

Gjatë karrierës së të tij të bujshme, trajneri italian i ka udhëhequr klube si Real Madrid, Milan, Juventus dhe Roma, e po ashtu Kombëtare si Anglia dhe Rusia.

I pyetur nga Radio Deejay se cili ka qenë futbollisti më i mirë që e ka stërvitur ai, Capello përmendi tre emra, Ronaldon, Van Bastenin dhe Paolo Maldinin.

“Është vështirë të them. Mbase më i miri ishte Maro Van Basten. Por, edhe Ronaldo [braziliani]. Kur ai ishte me mua kishte shtuar shumë peshë dhe prapëseprapë kishte cilësi të mëdha në këmbë, driblime madhështore dhe cilësi unike. Por as dy mbrojtësit, Baresi dhe Maldini, as ata nuk mund t’i harroj”, tha Capello.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme